Kurse te matematikes

Kurse të Matematikës

Kurse të Matematikës për studentë

Studentët të cilët dëshirojnë që përgatitjen e provimit ta bëjnë me anë të kurseve shtesë jashtë atyre të ushtrimeve të rregullta në fakultete, mund të lajmërohen në kurset që organizojë.

Salla 1salla 2 salla3



Kursi fillon më së largu tri ditë pas kompletimit të grupit. Për fillimin e punës me grupet e tilla, nevojiten të paktën 6 kandidatë, kurse maksimumi i kandidatëve që mund të pranohen në një grup është 12.

Në këtë rast, mësimi do të zhvillohet sipas orarit, i cili gjatë ditëve të punës do të jetë pasdite (prej orës 18:00). Kursi do të mbahet 3 herë në javë nga 2 orë mësimore dhe fillimisht do të zgjas 1 muaj. Me marrëveshje shtesë, kursi mund të shtyhet edhe për ndonjë ditë apo ndonjë javë, varësisht nga kërkesat e kandidatëve.

Në fund të çdo ushtrimi të punuar, kandidatët do të kenë me vete në formë të shkruar apo elektronike detyrat për ushtrime të pavarura që shërbejnë për të kuptuar më mirë ushtrimet e mbajtura gjatë kursit. Në fund të çdo kapitulli (apo në fund të dy kapitujve në disa raste) organizohet testimi, me të cilin do të vlerësohet njohuria e kandidatatit deri në atë moment si dhe do të shihet se cilëve pjesë u duhet kushtuar më tepër rëndësi. Detyrat e testimeve, kryesisht do të jenë detyra të afateve të provimeve të lëndës e cila është duke u përgatitur.

Po ashtu orët e fundit të kursit do të shërbjenë për testimin e përgjithshëm. Detyrat do të jenë tërësisht detyra të afateve të provimeve apo detyra të ngjashme, dhe qëllimi i këtij testimi është që kandidatët të jenë të njohur paraprakisht me njohuritë e tyre.

Çmimet e kurseve ndryshojnë varësisht nga materiali i cili do të shtjellohet. Për ndonjë informatë shtesë, mund të më kontaktoni përmes e-mail adresës apo telefonit të cilat janë dhënë në fillim të web faqes.